Zbulohet pse Rama zhvillon sot mbledhjen e jashtëzakonshme me ministrat dhe deputetët

07/05/2024 09:48
Kryeministri, Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në kryesinë e Kuvendit, një orë përpara orarit të caktuar, për atë që vlerësohet si një mbledhje e jashtëzakonshme me deputetët dhe ministrat.

Një ditë më parë vetë Rama dha shumë pak detaje se për çfarë zhvillohet ky takim. U mjaftua duke thënë se ‘çështjet për diskutim janë’.

“Qeverisja, Ligji, Korrupsioni dhe një Nismë e Re Kombëtare për SHQIPËRINË 2030.”

Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu, duke iu referuar burimeve qeveritare, raporton se kjo mbledhje do t’i shërbejë Edi Ramës për të lancuar një strategji të re kombëtare, kundra korrupsionit, e cila bazohet në raportin më fundit të BE për vendin tonë.

Sugjerohet se thelbi kësaj mbledhje mund jetë paraqitja e një dokumenti pune hartuar nga një grup juristësh.

Top Channel ka zbuluar se bëhet fjalë për një dokument pune me 8 faqe, me titull “Qeverisja e Mirë, Shteti Ligjor dhe Antikorrupsioni për Shqipërinë 2030” , hartuar nga një grup juristësh.

Detajet e këtij dokumenti pritet të bëhen publike nga Edi Rama.

Kjo iniciativë e re përfshin edhe Parlamentin e Shqipërisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA