Komisariati i Policisë Cërrik, pas marrjes së denoncimit për vjedhjen e një shume parash në një banesë, në fshatin Shushicë, Cërrik, ka organizuar punën për kapjen e autorit dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale është identifikuar, kapur dhe vënë në pranga shtetasi Xh. S., 28 vjeç, banues në fshatin Shushicë, Cërrik.
Ky shtetas dyshohet se mëngjesin e djeshëm, ka vjedhur 420 euro në banesën e një 67-vjeçari. Një pjesë e parave u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu, nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, pasi ka kryer këtë vjedhje, ka tentuar të vjedhë edhe në një banesë tjetër, në fshatin Shushicë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Top Channel