“Rrugëkalimi i Shqipërisë drejt një shoqërie të hapur, pjesë e BE, nuk ka përfunduar”, Rama: Patëm një fatkeqësi nga mendësia otomane… ‘më jep të jap’

07/05/2024 10:31

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën në mbledhjen e jashtëzakonshme me ministrat dhe deputetët e tij.

Rama: Armiku ka ende forcë të konsiderueshme për të plagosur dhe për të vrarë. Nëse deri dje era ishte në favorin e armikut, sot është në favorin e shtetit që e ka rimarrë protagonizmin. Kjo është një luftë përgjatë gjithë vijës së frontit, nga një armik që e sfidon Shqipërinë. Në këto 10 vite kemi krijuar kushtet për ta kthyer tendencën në drejtimin e duhur. Për ta kthyer korrupsionin në breshkë.

Korrupsioni është një sistem paralel, kancerogjen. Ai është një ofertë e paligjshme që lind bashkë me ligjin, për ta kthyer në anën e vet dhe ka ekzistuar në përmasa e forma të ndryshme, në çdo kohë dhe në çdo shtet.

Në komunizëm kishte shumë pula e raki për të mbyllur punë, ndërsa në shoqërinë demokratike korrupsioni lind normalisht, në boshllëkun e krijuar prej shembjes së shtetit të vjetër.

Kohëzgjatja e përballjes së shtetit, si alternativë e shtetit varet nga si dhe sa, shtetbërja demokratike nxitet me reforma, zhvillohet me mekanizma institucional, shtretëzohet në nivelet e bashkëjeteses dhe shtrihet në të gjitha rrugët.

Rrugëkalimi i Shqipërisë drejt një shoqërie të hapur, pjesë përbërëse e BE, nuk ka përfunduar ende.

Shqipëria pati një fatkeqësi të vetën, krahasuar me të tjera vende, nga mendësia otomane ‘më jep të jap’, kjo fatkeqësi ishte fakti që Shqipëria u vu gjatë nën presionin mbytës të një jetë të penguar nga fryma tribale e një segmenti  politik që e mishëroi antikomunizmin të ngjizur si pjellë e bajraktarizmit dhe enverizmit. Lufta e korrupsionit ka nisur siç duhet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA