“I kishim vajzat në të njëjtën klasë”, flet kushërira e Alma Arrazit: Nuk e kam parë kurrë të shqetësuar

07/05/2024 10:30
Kushërira e Alma Arrazit

Gjatë mëngjesit të sotëm nxënësit e shkollës “Ndre Mjeda” ku mësonin dy vajzat e 39 vjeçartes që hodh në Bunë me tre fëmijët e saj, kanë vendosur lule në bankat e vogëlusheve.

Mes prindërve të nxënësve të cilët u shprehën të tronditur për ngjarjen, ishte edhe kushërira e 39 vjeçares Alma Arrazi e cila tregoi se vajza e saj dhe të ndjerat ishin në të njëjtën klasë.

Ndërsa zbuloi se nuk kishte vënë re asgjë të çuditshme nga Alma dhe se nuk e kishte parë kurrë të stresuar as atë dhe as fëmijët.

“Kemi qenë shoqe, si tip kushërirash bashkë, por çfarë të bëjmë, deri këtu e paska pasur të shkruar. Nuk e di çfarë të them është një ngjarje shumë e rëndë. Vajzat i kemi pasur në një klasë, vajzës time nuk ia kam shpjeguar dot, u kam thënë që nuk i ke më shoqet në klasë. Kemi shkuar shumë mirë, kam pasur shumë marrëdhënie të mira, nuk e kam parë kurrë të shqetësuar apo të stresuar. Fëmijët po ashtu nuk kanë pasur stres, nuk i kam parë të qajnë në shkollë, kanë qenë shumë mirë”- u shpreh ajo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA