“Grykë zjarri që lëkurën tonë nuk ia kemi kursyer”, Rama në mbledhjen e jashtëzakonshme: SPAK-un e kemi furnizuar me ‘municione’, por korrupsioni…

07/05/2024 10:22

Po mbahet sot mbledhja e jashtëzakonshme e Edi Ramës me kabinetin e tij.

Ai është ndalur edhe te puna e SPAK, duke thënë se është si një grykë zjarri, të cilën “lëkurën e tyre” nuk ia kanë kursyer.

Rama tha se ky institucion është i pavarur nga pushteti politik, duke shtuar se në dispozicion i janë vendosur “municione” që të luftojë korrupsionin në çdo nivel.

Por kreu i qeverisë tha se edhe brenda partisë së tij, PS, ka ende të korruptuar dhe duhet ende punë për “s’pastrim”.

“Ka një fakt në këtë mes, pikërisht pse e kemi me të vërtetë këtë luftë, nuk e kemi mbajtur lëkurën tonë larg zjarrit të saj. I kemi hapur rrugë krijimit të një gryke zjarri të re, prokurorisë dhe gjykatës speciale, por dhe ia kemi hequr vetes tani me vullnet të pagjendur më parë çdo mundësi kontrolli politik të goditjeve të asaj gryke zjarri.

Le të thotë ç’të doje kushdo që nuk do ta pranojë, por sot drejtësia vepron mbi pushtetin politik, e pavarur nga pushteti politik. I kemi hapur rrugë dhe furnizim special me municione, i kemi vendosur në dispozicion një hapësirë ligjore të qepur enkas për këtë, por dhe një buxhet pagash që askund në Europë është mbi hierarkinë shtetërore.

Qëndrojnë në majë të piramidës. Por ende as forca jonë nuk e ka fituar luftën për pastrimin e korrupsioni. Edhe brenda partisë sonë mbetet ende shumë punë”, tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA