E papritur ishte deklarata e Gracianos gjatë spektaklit të sotëm, ku tha se Romeo e ka ngacmuar Erjolën dhe i kërkuar lidhje, por kjo e fundit nuk i është përgjigjur. Kjo deklaratë është shoqëruar me debate të forta, ndërsa Erjola shpërtheu duke bërtitur dhe duke qarë, pasi tha se nuk është e vërtetë.

Romeo: E panë tani që paskam unë kimi me Erjolën, tani do thonë pse nuk reagon Heidi. Kam parë dashamirësine e Erjolës, dhe unë i kam ndejtur afër. Më duket tendencioze nga ana e Gracianos, Julit dhe Françeskës. Më thotë mua do të të hedh bombën.

Graciano: Duke e njohur Erjolën, shikoj që Romeo i bën sytë xixa dhe ishte duke parë ku ishte Erjola. E kam pyetur Erjolën çfarë po ndodh. Ti duhet të mbash fiksimet e tua në kontroll, nuk është faji im. Nga gjestet që ju dhatë, Heidit nuk i plas fare, këtë ta vërtetojë Erjola. A je ti që e ke pasur fiksim duke i çuar mesazhe dhe ta ka lënë ‘seen’. I kërkuar lidhje

Erjola: Seriozisht doni të më nxirrni nga shtëpia në këtë mënyrë?

Graciano: Më shiko në sy dhe bëhu burrneshë. E di situatën. Më ke thënë mos e hap si muhabet, ty të intereson për lojë.

Erjola: E kam me sportivitet, çuni huaj ka të dashurën këtu brenda dhe dy javë para finales dalin këto muhabete. Nuk ka pasur asnjë komunikim, e bëjnë fakt të kryer dhe ka 4 ditë që injoroj provokimet. Me djalin e huaj s’kam pas afrimitet.

Romeo: E ke nga vemja, qetësohu, a je e qetë me veten tënde pse prekesh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA