Detaje nga ngjarja e rëndë në Shkodër/ Gazetarja: Erdgysi iu betua Almës mbi varrin e të atit që do i jepte fund lidhjes me të dashurën! Ja çfarë i kërkoi

07/05/2024 08:39

Gazetarja Dorjana Bezat e ftuar në “Top Story” ka dhënë detaje mbi ngjarjen e rëndë që ndodhi në Shkodër, ku nëna 39 vjeçe dyshohet se është vetëmbytur së bashku me tre fëmijët e saj në lumin Buna, pas mosmarrëveshjeve me bashkëshortin e saj.

Gazetarja e Top Channel Bezat e cila shkoi pranë familjes së Almës, mori informacione që kishin të bënin me marrëdhënien që ajo ka pasur me burrin e saj Ergysin, tradhtitë që ajo ia ka zbuluar dhe mosmarrëveshjet për kujdestarinë e fëmijëve nëse ajo do divorcohej. Gazetarja tregon se sipas informacioneve të familjarëve të saj, Alma në janar shkoi në Itali për të punuar dhe të fitonte të ardhura që të ndërtonte shtëpinë për të jetuar me fëmijët e saj. Ergysi e ka telefonuar dhe i është lutur të kthehet dhe i është betuar tek varri i të atit që do i jepte fund lidhjes jashtëmartesore që kishte.

Dorjana Bezat: Ai ishte me katër klasë shkollë, kanë 9 vite diferencë, ku ajo është më e madhe se ky. Ajo kishte një arsim 8-vjeçar ndërsa ai 4-vjeçar fillor. Janë njohur nëpërmjet një kushërire me njëri-tjetrin, kanë emigruar në Gjermani, ku kanë jetuar në harmoni me njëri-tjetrin dhe kanë sjellë në jetë dy vajzat. Kthimi në Shqipëri pastaj ka qenë pika e kthesës, ku Ergysi nuk kishte më atë afrimitetin me familjen e tij, pavarësisht se sollën në jetë dhe fëmijën e tretë që tani është 3 vjeç. Gjatë këtyre tre viteve, ata nuk kanë konsumuar një martesë normale, ku herë pas here ai ka pasur marrëdhënie edhe me gra të tjera, ku më e fundit e ka tronditur aq shumë Almën. Ajo gjente në celularin e saj foto-video që ai bënte me mikeshat e tij dhe ajo e shpërndante me motrat e saj dhe tregonte sesa vuante që bashkëshorti i saj bënte këtë gjë.

Ajo ka pasur tentativa për divorc, ka marrë fëmijët dhe është larguar nga shtëpia. Në janar të këtij viti ka emigruar drejt Italisë ku u punësua dhe duke qenë se ndërtesa ku ata banonin, një kat i lënë i pa ndërtuar, ajo kishte marrë iniciativën të punonte, të siguronte të ardhura për të ndërtuar katin i cili është i papërfunduar dhe për të jetuar me fëmijët e saj edhe nëse ai do e përzinte, mjaftonte të ishte pranë fëmijëve të saj. Ajo donte të divorcohej por donte të kishte dhe fëmijët, gjë që ai e pengonte. Episodi i fundit ishte në Janar kur ajo u largua nga Shqipëria, qëndroi një muaj në Itali  dhe më pas bashkëshorti e mori në telefon duke i bërë një betim mbi varrin e babait të tij se “unë do të heq dorë nga lidhja që kam dhe i përkushtohem lidhjes”. Kjo me këtë betim u kthye në Shqipëri. Fëmijët nuk i mori në Itali sepse shkoi vetëm për të punuar. Fëmijët rrinin me të atin dhe vëllanë e të atit dhe bashkëshorten e tij. Ajo ishte në tentativë për t’i marrë fëmijët, por duhej një prokurë që ai nuk ia jepte.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA