Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së jashtëzakonshme të mbajtur sot me kabinetin e tij, u ndal në disa prej akuzave që bëhen ndaj tij.
Ai i është përgjigjur akuzës së bërë nga opozita, atë se Rama ka kontrollin e SPAK.
Kreu i qeverisë u përgjigj me një pyetje retorike, duke thënë se nuk ka pse të ketë kontrollin e këtij institucioni, vetëm që të shpëtohen disa zyrtarë që kapen në korrupsion.
“Kush thotë se e kontrolloj unë SPAK, unë në politikë kam hyrë për të kthyer përmbys çfarë mundem, e tregon historia ime politike. Në çdo drejtim, ku të mundem. Merr e kthe përmbys.
Nuk ka hyrë për të qenë një hu i gjatë, në radhën e atyre që në rastin më të mirë ikin e nuk lënë gjurmë, ndërsa në rastin më të keq i shikoni i keni live e janë për të ardhur keq.
E çfarë më duhet mua kontrolli i SPAK? Ta kontrolloj që ndonjë mes nesh, ca rrotull nesh, ca poshtë nesh, të flenë rehat mbi dyshekët e mbushur me puplat e korrupsionit?!”, tha ai.
Top Channel