Athina zyrtare ka reaguar ashpër pasi presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan ka përuruar në një lidhje të drejtpërdrejtë nga pallati presidencial rihapjen dhe funksionimin si xhami të Manastirit të Chorës, tempullit perikal bizantin të Kostandinopojës, monumentit me mozaikët më të përpunuar bizantin që ruhen në Stamboll , së bashku me Shën Sofinë dhe Manastirin e Pammakaristos.
Manastiri në fjalë ka qenë një kishë bizantine, u kthye në xhami, më pas një muze dhe tashmë funksionin prej ditës së djeshme përsëri si xhami me një urdhëresë të presidentit turk të nënshkruar që në vitin 2019.
Sipas deklaratës për shtyp të Ministrisë së Jashtme greke «Vendimi i autoriteteve turke që Manastiri i Chorës të funksionojë si xhami myslimane përbën një sfidë për komunitetin ndërkombëtar pasi ndryshon dhe fyen karakterin e tij si monument i trashëgimisë kulturore botërore të UNESCO-s që i përket njerëzimit».
Manastiri i Chorës i njohur edhe si Xhamia Karye do të funksionojë me modelin e Shën Sofisë ,mozaikët në muret në zonën e lutjeve janë mbuluar, ndërsa është caktuar një zonë për t’u vizituar nga turistët.
Kisha e Shën Sotirës brenda manastirit, daton nga shekulli I 6 pas Krishtit, ndërsa mozaikët dhe afresket e tij unike u krijuan në shekullin e 14-të. Manastiri u shndërrua në xhami në vitin 1511, 58 vjet pas rënies së Konstandinopojës dhe me vendim të Këshillit të Ministrave të Turqisë në vitin 1945 u shndërrua në muze.
Kombet e Bashkuara mirtuan 3 vjet më vonë një program dhjetëvjeçar për restaurimin dhe mirëmbajtjejen për mozaikët dhe afresket.
Zhndërrimi në xhami I manastirit ortodoks vjen vetëm disa ditë para vizitës së kreut të shtetit Kyriakos Mitsotakis në Ankara në 13 maj , vizita e 6 e një kryeministri grek prej vitit 2008.
Orët e fundit presidenti turk në një intervistë të tij ka deklaruar se klima në marrëdhëniet turko greke mbetet pozitive dhe se “ nuk kemi asnjë problem që nuk mund ta zgjidhim me vendet e rajonit tonë”.
Por zhndërrimi i manastirit ka lënë në shije të hidhur tek qarqet politike e diplomatike të vendit dhe thuhet se do të jetë pjesë e axhendës dypalëshe që po përgatitet këto ditë nga ministritë e Jashtme të dy vendeve.
Top Channel