“Ajo vdes për Romeon”, përplasje e fortë mes Françeskës dhe Erjolës: Më vjen turp që më akuzoni vetëm sepse jam single

07/05/2024 23:30

Françeska është një nga banoret e cila vazhdimisht ka aluduar se Romeo dhe Erjola kanë një kimi mes tyre, deklarata të cila janë përcjellë me debate të vazhdueshme.

Erjola nga ana e saj ka deklaruar se Romeon nuk e njeh nga jashtë, madje brenda shtëpisë kanë pasur debate të vazhdueshme.

Françeska: Unë kam një kohë të gjatë që më bën përshtypje sjellja e Erjolës ndaj Romeos. I hedh akuza Romeos, ti përdor të dashurën, mendoj që lidhja jote është si e vëllait. Ka pasur reagime të mëdha dhe të nesërmen, sheshon çdo gjë dhe bëjnë si shokë të ngushtë. E kam diskutuar që Erjola e ka njohur Romeon këtu, ndërkohë që me Meritonin që ka shoqëri jashtë, i ka mbajtur inat të gjatë për diçka të vogël. Erjola nuk ka asnjë përgjigje.

Erjola: Romeon nuk e njoh nga jashtë, unë e kam sulmuar Romeon qëkur kam hyrë këtu. Ia kam thënë që unë me ty nuk do më kesh as mikeshë. Romeo ka qenë ndër të parët që ka ardhur kur kam qenë keq. Anën njerëzore nuk ia hedh poshtë, nuk i kam mbajt qëndrim. Por kam folur me Romeon dhe kjo ka tha ju apo flisni apo flirtoni. Aludim pa baza, nuk i kam hyrë asnjëherë Françeskës në asnjë situatë, e kam mbrojt kur është prek nga Egla. Kur ajo diskutonte me Meritonin dhe Ilnisën, e kam kap për krahu, nuk i kam hy në statusin e vet. Më vjen shumë turp me pa një akuzë pa baza. Nuk të kam prek në status ty kurrë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA