Embolia pulmonare është shkaku më i zakonshëm i vdekjes në racën njerëzore, pas sulmeve në zemër, goditjeve në tru dhe sëmundjeve malinje.
Enjtja e këmbës është simptoma kryesore e një trombi, e cila shoqërohet me dhimbje të mëdha dhe shumë shpesh me skuqje. Kjo është pikërisht shenja se vena është inflamuar. Enjtja mund të shfaqet kudo, por më së shpeshti shfaqet në këmbë për shkak të numrit të madh të venave.
Ndër simptomat tipike janë vështirësia në frymëmarrje, dhembje në kraharor, depulesë, këputje, etj, por pacientët mund të jenë dhe asimptomatik. Ekografia është masë parandaluese për emboli pulmonare dhe trombozë. Gjithashtu, temperatura ndonjëherë mund të jetë një nga simptomat e formimit të trombit. Nëse ka një inflamacion të madh, trupi do të përgjigjet me temperaturë.
Gjëja më e rëndësishme për shfaqjen e trombozës është gjendja e gjakut, ka sëmundje të caktuara të gjakut në të cilat dihet se tromboza është më e zakonshme.
Meqenëse embolia pulmonare ka një gamë të gjerë manifestimesh, duke filluar nga mungesa e simptomave deri te shoku ose vdekja e papritur, është thelbësore të ruhet një nivel i lartë dyshimi për të mos humbur rastet klinike të rëndësishme. Rekomandohet kontrolli i rregullt i sheqerit, kolesterolit, pasqyrës së gjakut, si dhe ekografia e barkut një herë në vit tek personat nën 40 vjeç.
Top Channel