Fshati maroken i kthehet celebrimit të gomerëve me festivalin tradicional (fotot)

06/05/2024 19:21

Të rinj marokenë shiheshin sot në garën tradicionale të gomerëve në festivalin “FestiBaz” në Beni Ammar duke treguar vlerësimin e tyre për kafshën punëtore.

Drejtori i i festivalit Mohamed Belmou, tha se për këtë rajon gomerët janë shumë të rëndësishëm, siç janë automjetet në qytet prandaj ata duhet respektuar dhe u duhen dhënë të gjitha kujdesjet.

“Faktori kryesor për të fituar këtë kompeticion është mirëqenia e gomerëve që marrin pjesë. Kjo përfshin kujdesje strike si para dhe pas eventit. Çdo gomar duhet të marrë ekzaminimet shëndetësore, të ketë higjenë të lartë dhe një program stërvitor për aftësitë e tij fizike”, tha Belmou për rrjetin AFP.

Kjo mbështetej dhe nga fituesi garës Said El Hiyani, i cili shprehte krenarinë e tij.

“Nuk kisha pasur nderin të merrja pjesë më parë me këtë gomar, por ishte shumë e veçantë. Gomari im, për të cilin kujdesem shumë, ka fituar edhe më parë garën me një drejtues tjetër. Falënderoj të gjithë ata që më mbështetën.’

Drejtori i festivalit tregonte më tej për origjinën e “FestiBaz”.

“Beni Ammar është një fshat malor dhe banorët për të lëvizur mbështeten te gomerët, mushkat e kuajt. Por gomari është kafsha kryesore, sikur të ishte automjeti në qytete. Shumë pak njerez perdorin kuaj ose mushka.”

“E mira e këtij festivali është se tregohemi shumë të kujdesshëm me gomerët. Që kur ka nisur festivali, disa banorë nuk pranonin prej idesë përçmuese që kanë disa, por me garën tonë i kemi hedhur poshtë vizionet diskriminues ndaj kësaj kafshe të dashur e punëtore, ne e kemi ndryshuar mendësinë”, tha Belmou, për rrjetin AFP.

FOTO GALERI
1/7
Të rinj marokenë shiheshin sot në garën tradicionale të gomerëve në festivalin "FestiBaz" në Beni Ammar

Top Channel