Celuliti ndodh kur indet në shtresën e lëkurës dobësohen dhe lejojnë formimin e depozitave dhjamore shumë pranë sipërfaqes së lëkurës.
Celuliti tanimë është kryefjala e shumë trajtimeve estetike të stinës së verës, ndonëse beteja e vërtetë me këtë problem duhet kryer në tryezë.
Mbipesha është një faktor kontribues në shfaqjen e celulitit, por kjo nuk do të thotë që njerëzit që kanë celulit janë domosdoshmërisht mbi peshë.
Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni më shumë për llojet e ushqimeve që shkaktojnë celulit.
Inflamacioni është një problem që shtyn qelizat e yndyrës të zmadhohen e të përthithin lëngje dhe toksina.
Një gjë e tillë përkeqëson qarkullimin ndërkohë që toksinat shpërbëjnë kolagjenin dhe elastinën që mundësojnë tonifikimin dhe butësinë e lëkurës.
Karbohidratet e rafinuara shkaktojnë jo vetëm inflamacion por edhe celulit.
Në këtë kategori futen produktet si ëmbëlsirat, drithërat, pijet e gazuara, buka dhe makaronat.
Këto ushqime njihen për aftësinë e tyre në nxitjen e inflamacionit.
Ato janë të mbushura me sheqerna, yndyrna dhe kripë.
Këtu përfshihen: patatinat, ëmbëlsirat, pijet e gazuara, produktet e përpunuara të mishit e të tjerë.
Kripa e detyron trupin të akumulojë lëngje në qelizat dhe indet yndyrore.
Një gjë e tillë prish paraqitjen e jashtme të lëkurës.
Ekspertët thonë se duhet të kemi kujdes me konsumin e kripës dhe mos ta teprojmë me të.
Të dhënat ku AgroWeb.org bazohet, sqarojnë se përveç ushqyerjes, celuliti mund të shkaktohet edhe nga faktorë të tjerë.
Ai përkeqësohet me kalimin e moshës dhe ndikohet shumë nga hormonet.
Celuliti shfaqet më shumë gjatë pubertetit, shtatzanisë dhe pas menopauzës.
Në shumë raste, celuliti është i shkruar në gene dhe në raste të tjera shkaktohet nga mungesa e aktivitetit fizik.
Një ndër hapat e parë kundër luftës naj celulitit është pa dyshim uji.
Aleati më i madh i juaj kundër celulitit është uji sepse ndihmon në tharjen e dhjamit, duke eleminuar edhe toksinat në trup.
Ju mund të largoni celulitin duke konsumuar sa më shumë ujë, AgroWeb.org ju këshillon të konsumoni rreth 2 litra ujë në ditë.
Një mënyrë tjetër shumë e thjeshtë e shkrirjes së dhjamit të celulitit është edhe pija juaj e preferuar ujë më limon.
Kjo pije është mirë të konsumohet e ngrohtë herët në mëngjës apo në formën e çajit, gjithnjë duke zgjedhur përbërës natyral.
Për të pasur një lëkurë perfektë dhe të lëmuar në pak kohë provoni edhe çajrat.
Në veçanti çaji jeshil ndihmon në eliminimin e celulitit nga trupi.
Çfarë të hani për të zhdukur celulitin? AgroWeb.org ju siguron një listë ushqimesh e vitaminash të cilat do të kujdesen për trupin tuaj.
Së pari konsumoni shumë fruta si boronica, limon, portokall apo kivi.
Agrumet dhe vitamina C ju ndihmon në tretjen e shpejtë dhe stimulon shkrirjen e dhjamit.
Konsumoni shumë mollë bashkë me lëkurën, pasi ndihmon në elemenimin e masës dhjamore dhe nxit formimin e muskujve.
Ushqimet e pasura me Omega 3 janë një burim i mirë i eleminimit të ujit të tepërt që akumulohet nën lëkurë./AgroWeb.org
Top Channel