Stërvitja më e madhe ushtarake që prej Luftës së Ftohtë, deklaratë e fortë nga Moska: NATO po përgatitet për luftë me Rusinë!

04/05/2024 13:05
Presidenti rus, Vladimir Putin

NATO po përgatitet për një konflikt të mundshëm me Rusinë. Kështu deklaroi në një konferencë për shtyp, zëdhënësja e ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova e cila hodhi poshtë akuzat e NATO-s për përfshirjen e Moskës në sulme hibride ndaj vendeve anëtare të Aleancës së Atlantikut.

Sipas saj, një deklaratë e tillë synonte të largonte vëmendjen e njerëzve nga stërvitjet që aleanca ushtarake po kryen.

“Tani për tani, stërvitja më e madhe e NATO-s që nga Lufta e Ftohtë, po zhvillohet pranë kufijve të Rusisë. Sipas skenarit të tyre, veprimet e koalicionit kundër Rusisë po praktikohen duke përdorur të gjitha instrumentet, përfshirë armët hibride dhe ato konvencionale,”– tha Zakharova në një deklaratë.

“Duhet të pranojmë se NATO po përgatitet seriozisht për një “konflikt të mundshëm” me ne”- shtoi ndër të tjera.

Marrëdhëniet midis Rusisë dhe Perëndimit kanë qenë më armiqësore pas fillimit të konfliktit ushtarak të Rusisë në Ukrainë në vitin 2022.

Duke njoftuar fillimin e stërvitjeve në janar, NATO tha se 90,000 trupa do të merrnin pjesë, duke përsëritur se si trupat amerikane mund të përforconin aleatët evropianë në vendet në kufi me Rusinë dhe në krahun lindor të aleancës nëse një konflikt do të shpërthehej. Stërvitja më e madhe e NATO-s që nga Lufta e Ftohtë, do të përfundojë këtë muaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA