16/11 09:08
Asnjë minutë për Armando Brojën. Marco Silva vazhdon ta “torturojë” sulmuesin e talentuar shqiptar, të cilit nuk i dhuroi asnjë minutë në ndeshjen Brentford-Fulham. Që u mbyll në barazim pa gola.
Broja e ndoqi gjithë takimin nga pankina. Dy duelet e tjera u mbyllën me fitoren e skuadrave udhëtuese. Nottingham Forest siguroi tri pikë jetike për mbijetesën në fushën e Sheffield Utd. Aty ku triumfoi 1-3.
Ndërkohë, Newcastle i dha një goditje të rëndë shpresave të Burnleyt për të qëndruar në Premier League. Bardhezinjtë triumfuan 1-4 përballë skuadrës së Aro Muric.
BURNLEY-NEWCASTLE 1-4
Top Channel