Ende pa u konfirmuar largimi i tij nga Milani, Pioli arrin marrëveshjen me skuadrën e madhe të Serie A

04/05/2024 14:43
Stefano Pioli

Pavarësisht se ende nuk është larguar nga Milani, Stefano Pioli është bërë kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Napolit.

Mediat italiane shkruajnë se ka një marrëveshje në parim mes tij dhe Aurelio De Laurentis.

Sipas të gjitha gjasave, italiani do të largohet nga Milani në fund të sezonit duke i dhënë fund një periudhe pesëvjeçare në kryeqytetin e Lombardisë që pati shumë ulje dhe ngritje.

Prej kohësh kuqezinjtë janë në kërkim të zëvendësuesit të Piolit por ende nuk kanë arritur marrëveshje me ndonjë trajner.

58-vjeçari ka qenë në kontakt të ngushtë me presidentin, De Laurentiis, në javët e fundit dhe është bërë kandidati kryesor për të marrë drejtimin e napolitanëve në verë, pasi të zyrtarizohet largimi i tij nga Milani.

Deri më tani raportohet se palët kanë rënë dakord në parim për një kontratë tre vjeçare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA