Përcaktohen edhe katër çerekfinalistet e fundit, Liga e Kampioneve tashmë merr formë, përballjet ardhshme dhe kur luhen ndeshjet 18/03 23:10
Real Madrid ka vendosur që të mos festojë nëse fiton titullin kampion të La Ligas nesër. Me një fitore përballë Cadizit, nëse Barcelona nuk fiton ndaj Gironas, madrilenët shpallen zyrtarisht kampionë të Spanjës.
Megjithatë, sipas medias “AS”, Ancelotti i ka thënë skuadrës së tij se nuk do të ketë festë deri pas ndeshjes ndaj Bayern Munichit, edhe nëse sigurojnë titullin në La Liga.
“Los Blancos” do të luajnë të mërkurën ndeshjen e dytë gjysmëfinale ndaj “Bavarezëve” në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja e parë ishte mbyllur pa fitues (2:2), andaj gjithçka ka mbetur e hapur për përballjen e dytë në “Santiago Bernabeu”.
Top Channel