“Shkon në SPAK duke thënë luftoni korrupsionin”, Basha-Manjës për amnistinë: Bën hipokrizi

03/05/2024 15:27

Lulzim Basha ka identifikuar 100 zyrtarë të korruptuar që kanë lënë qelitë e burgut  falë amnistisë penale.

Ndërsa pret konfirmimin nga institucionet e drejtësisë për emrat, vuri nën akuzë ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja.

“Afro 100 të dënuar nga GJKKO për korrupsion përfituan nga amnistia penale . Tani Ulsi Manja pse bën hipokrizi tek SPAK dhe i thotë luftoni korrupsionin. Ky është atentat kundër BKH, GJKKO dhe reformën në drejtësi”, tha Basha.

Fajtor bën edhe ata  demokratë që  bashkuan votat me socialistët,  të cilëve i kërkoi të distancohen publikisht.

“Heshtja e tyre i kompromenton si pupacë të Ramës“, thotë Basha.

Kohën e fundit Lulzim Basha është vënë në shënjestër të sulmeve të Ilir Metës , të cilin ka vendosur ta injorojë.

“Nuk merrem më me zotin Meta dhe mashat e tij. Punën e kemi me Ramën e Veliajn, Meta është kartë e djegur“, shtoi ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA