Pyetja që “sikletosi” ish-trajnerin e Romës, Mourinho: Kështu më shkatërroni fundjavën!

03/05/2024 16:10
Jose Mourinho

Pasi mbylli bashkëpunimin me Romën, e ardhmja e Jose Mourinhos është shndërruar në një nga temat më të nxehta për median sportive.

Luzitani ka disa opsione ndërsa një prej tyre është edhe rikthimi në Portugali te Benfica.

Megjithatë, vetë Mourinho kërkon që për momentin të mos japë asnjë të dhënë për eksperiencën e radhës teksa i pyetur për Benficën në një event të mbajtur në Portugali, theksoi se këto lloj pyetjesh nuk i duken etike.

“Benfica? Ju lutem mos më bëni pyetje të tilla sepse më shkatërroni fundjavën. Nuk më pëlqen aspak, sidomos kur bëhet fjalë për një klub që e ka një trajner. Gjithmonë e kam mbajtur veten larg sjelljeve të tilla që për mua nuk janë aspak etike”, u shpreh Mourinho./ Supersport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA