Nëpërmjet një komunikate zyrtare për shtyp, UEFA ka konfirmuar vendimin për të zgjeruar në 26 numrin e lojtarëve që ekipet kombëtare mund të grumbullojnë për kampionatin “Euro 2024”.
Pavarësisht kësaj, UEFA thekson se vendimi nuk është i detyrueshëm dhe se do të jetë në zgjedhjen e ekipeve nëse do duan të grumbullojnë 23 apo 26 lojtarë në total.
Rregullorja e kërkon që skudrat kombëtare të kualifikuara për “Euro 2024” të dorëzojnë listën me lojtarët e grumbulluar deri më 7 qershor 2024.
Ky vendim i vjen në ndihmë trajnerit Sylvinho i cili është në dilemë për sulmuesit që duhet të ftojë për kampionatin europian që nis më 14 qershor. Kombëtarja shqiptare do të përballet me Italinë me 15 qershor në orën 21:00, në stadiumin “BVB Stadion Dortmund”.
Më 19 qershor, kuqezinjtë luajnë ndeshjen e dytë të kampionatit përballë Kroacisë në orën 15:00 në stadiumin e Hamburgut. Ndërsa ndeshjen e fundit të fazës së grupeve, Shqipëria do ta luajë ndaj Spanjës më 24 qershor në orën 21:00 në stadiumin “Dusseldorf Arena”.
Top Channel