Mbërmjen e sotme do të luhen gjysmëfinalet e kupave të tjera të Europës.
Marseja do të përballet me skuadrën që eliminoi Liverpool-in nga ky kompeticion, Atalantën, ndërkohë që Roma e De Rosit që eliminoi Milanin do të luaj kundër skuadrës që u shndërruar në surprizën e Europës, Bayern Leverkusen.
Gjermanët e drejtuar nga Xavi Alonso, tani janë favorit për të fituar këtë kompeticion pasi kanë anashkaluar me vështirësi West Ham-in. Leverkuseni është një skuadër mjaft e maturuar teni dhe padyshim që janë ndryshe krahasuar me përballjen e vitit të shkuar me Romën e Hoze Mourinhos. Daniele De Rossi tani është në krye të Romës, ish-mesfushori është duke shijuar një fillim të begatë të karrierës së tij menaxheriale në Romë.
Skuadra e tij është e larmishme, kokëfortë dhe e bekuar me një pikë kyçe si Paulo Dybala. Ata janë ndërtuar për sukses në Evropë, por Leverkusen është testi i fundit duke pasur parasysh dinamikën e tyre të përpiktë, ekuilibrin harmonik dhe qëndrimin që nuk e humbasin kurrë. Megjithatë, romanët janë të vështirë për t’u mposhtur në Olimpico dhe vizitorëve të sotëm mund t’i duhet të bëjnë një rikthim në ndeshjen e dytë për të kaluar në finale.
Performanca e Marsejës në çerekfinale nuk ishte aq bindëse sa ajo e Atalantës dhe ata janë të konsideruar të dobëtit e gjysmëfinales tjetër. Klubi francez ka shumë histori në kupat e europës, por kjo është larg nga e tashmja e tyre. Ata aktualisht janë në vendin e shtatë në Ligue 1, por janë të pamposhtur në katër ndeshje. Velodromi do të jetë i zhurmshëm për vizitën e Atalantës, por bergamaskët nuk kanë frikë, sidomos pas dominimit që bën edhe në Anfield në raundin paraardhës.
Yjet e Gasperinit kanë gjetur formë gjatë kohës së krizës, por përgjithësisht kanë pasur vështirësi larg shtëpisë këtë sezon. Atalanta me siguri nuk do të përkulet lehtë, por mund të ketë punë për të bërë në ndeshjen e kthimit. Të dyja këto gjysmëfinale ashtu si edhe ato të Conference Leagues Aston Villa-Olympicos dhe Fiorentina Club Brugge do të keni mundësinë t’ui ndiqni drejtpërdrejtë në paktetën supersprot të platformës Digitalb.
Top Channel