Operacion ndërkombëtar kundër mashtrimit me “call center”, 10 mijë raste dhe 10 mln euro dëm ndaj shtetasve të huaj! SPAK kontrolle në Tiranë pas sinjalizimit nga gjermanët, ja çfarë u sekuestrua

02/05/2024 16:37

Prokuroria e Posaçme (SPAK), ka njoftuar për finalizimin e një operacioni të zhvilluar në 18 prill të këtij viti kundër krimeve të mashtrimit kompjuterik nëpërmjet “call center” kundër një grupi me bazë në 4 shtete të Ballkanit dhe në Liban.

Hetimi për këtë rast, ka nisur në dhjetor të vitit 2023 pasi policia gjermane parandaloi një tentativë mashtrimi me dëm të mundshëm prej mbi 100 mijë eurosh, ngjarje që u parandalua falë një punonjësi të bankës. Sipas numrave të telefonit të grupit të strukturuar kriminal, deri më tani rezultojnë mbi 10 mijë raste të mashtrimit me dëme në mbi 10 milionë euro.

Autoritetet hetuese nga Baden-Württemberg, kanë zbuluar me sukses atë që është ndoshta mashtrimi më i madh në Evropë në qendrat e thirrjeve dhe kanë kërkuar ndihmë juridike nga institucionet shqiptare.

Pas kësaj kërkesë, SPAK ka nisur hetimet ndaj grupit kriminal për veprën penale “mashtrim kompjuterik”. Hetimet sollën identifikimin e dy adresave nga ku kryheshin thirrjet telefonike dhe banesës së personit që dyshohet si drejtues i këtij aktiviteti mashtrimi, i identifikuar si E.S.

Ky i fundiit ishte pjesë e rrjetit të thirrjeve në katër shtete në Ballkan (Shqipëri, Kosovë, Bosnjë Hercegovinë, Serbi) dhe Liban. Pas kontrollit të kryer më datë 18 Prill në ambientet e identifikuara, u gjetën dhe sekuestruan:

6 njësi kompjuterike Laptop; 1 njësi kompjuterike PC; 11 aparate telefoni celularë; 2 monitorë kompjuteri; 1 USB; 1 pajisje monitorimi kamera sigurie; 10 110 Euro; 3 Automjete; 2 ora të markës “Ademars Piguet”; dokumente të ndryshme me të dhëna të viktimave dhe të funksionimit të këtij aktiviteti të kundërligjshëm; sasi lënde narkotike.

Për lëndën narkotike të gjetur, janë arrestuar në flagrancë dy persona ndaj të cilëve po vijon hetimi. Ndërsa po kryhen të gjitha analizat e hollësishme për hetimin e rolit të personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Autoritetet gjyqësore dhe policore të përfshirë në këtë hetim ndërkombëtar:

Eurojust;

Europol;

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Karlsruhes;

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Bambergut;

Zyra e Prokurorit Publik të Freiburgut;

Zyra e Prokurorit Publik të Trierit;

Prokuroria Publike e Berlinit;

Prokuroria Publike e Lajpcigut;

Zyra e Policisë Kriminale të Shtetit Baden-Württemberg;

Zyra e Policisë Kriminale të Shtetit të Berlinit;

Zyra e Policisë Kriminale të Shtetit të Saksonisë;

Shtabi i Policisë Aalen;

Shtabi i Policisë së Freiburgut;

Shtabi i Policisë së Heilbronnit;

Shtabi i Policisë së Konstancës;

Shtabi i Policisë Pforzheim;

Shtabi i Policisë Ludëigsburg;

Shtabi i policisë në Offenburg;

Selia e Policisë Karlsruhe;

Operacionet e Shtabit të Policisë (Baden-Württemberg);

Shtabi i Policisë së Trierit;

KPI Rosenheim;

Në Shqipëri

Oficeri Ndërlidhës i BKA-së, pranë Ambasadës Gjermane Tiranë;

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK);

Drejtoria e Policisë Tiranë.

Në Bosnjë dhe Herzegovinë

Oficeri Ndërlidhës i BKA-së;

Zyra e Prokurorit Publik të Sarajevës;

Policia Federale BIH (FUP).

Në Kosovë

Oficeri Ndërlidhës i BKA-së;

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës;

Drejtoria e Krimeve Kibernetike Policia e Kosovës.

Në Liban

Oficeri Ndërlidhës i BKA-së;

Forcat e Sigurisë së Brendshme (ISF) – Dega e Sigurisë Kombëtare.

Në Serbi

Oficeri Ndërlidhës i BKA-së;

Prokuroria Publike e Specializuar në Luftën kundër Krimit të Organizuar;

Njësia për Krimin Kibernetik në Beograd.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA