Gjysmëfinalet e Europa League/ Leverkusen “gjunjëzon” romakët në “Olimpico”, Atalanta barazon në Francë

02/05/2024 22:55
Ndeshja Roma-Leverkusen

Përballjet e mbrëmjes në Europa League dhuruan spektakël dhe sollën rezultate të papritura.

Në “Olimpico”, Roma u mposht nga Bayern Leverkusen me rezultatin 0-2. Si fillim romakët u ndëshkuan në minutën e ‘27-të pas një gabimi të bërë nga mbrojtja të cilin e shfrytëzoi më së miri Florian Writz.

Ndërsa Robert Andrich shuajti shpresat e romakëve përn jë barazim në minutën e ’73-të kur shënoi golin e dytë.

Ndeshja tjetër e gjysmëfinaleve të Europa League mes Marsejës dhe Atalantës përfundoi me rezultatin 1-1. Atalanta shënoi në minutën e ’11-të me anë të Scamarccas, ndërsa vendasit barazuan rezultatin në minutën e ’20-të. Rezultati mbeti i njëjtë për pjesën tjetër të ndeshjes.

Ndërkohë, futbollistët shqiptarë, Granit Xhaka për Leverkusen dhe Gjimshiti për Atalantën e nisën ndeshjen nga minuta e parë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA