Raporti qeveritar francez kërkon ndalimin e përdorimit të celularëve nga fëmijët nën 13 vjeç (fotot)

01/05/2024 17:03

Fëmijët gjithashtu duhet të ndalohen nga rrjetet sociale deri në moshën 18 vjeçare, thuhej në raportin e komisionit qeveritar.

Fëmijët nuk duhet të lejohen të përdorim celularët deri sa të mbushin 13 vjeç dhe të ndalohen të marrin pjesë në rrjetet sociale si TikTok, Instagram, Facebook e Snapchat derisa të mbushin 18 vjeç, shtohet gjithashtu në raportin e ekspertëve të porositur nga kreu i qeverisë franceze Macron.

Presidenti i kishte kërkuar shkencëtarëve të krijojnë udhëzimet për përdorimin e ekraneve dixhitale për fëmijët, me qëllim kufizimin e ekspozimit të tyre ndaj përmbajtjeve mannipuluese, radiacionit apo rreziqeve të tjera të aparateve elektronike.

Nuk është e qartë sesi do të veprojë qeveria pas rekomandimeve të komisionit teksa Macron kishte thënë në janar: “Mund të ketë përjashtime, mund të ketë vetëm kufizime”.

Por raporti i fundit thotë se fëmijët duhet të mbrohen nga “industria e teknologjisë që shtyhet vetëm nga fitimet, dhe strategjitë për të tërhequr vëmendjen e fëmijëve”.

“Ata përdorim të gjitha format tërheqjes konjitive dhe neurolinguistike për të kontrolluar sjelljet e fëmijëve, për t’i përfshirë ata dhe rrjedhimisht për t’i monetizuar”.

Raporti me një transparencë të rrallë, shton se fëmijët janë kthyer në një “mall” të tregut të teknologjisë, prandaj “ne duam t’i tregojnë kësaj industrie se çfarë janë duke bërë, dhe se kjo nuk do të tolerohet pa dhënë llogari”.

Studimi tre-mujor i drejtuar nga neurologu Servane Mouton, dhe psikiatrja Amine Benyamina, zbuloi se fëmijët nuk duhet të ekspozohen ndaj ekraneve të ndriçuara deri në moshën 13 vjeçare, ndërsa në rrjetet sociale, pas moshës 18 vjecare ata duhet të kenë akses vetëm në rrjetet etike.

Kjo pasi rrjetet aktuale të udhëhequra nga fitimet si TikTok, Instagram e Snapchat dëmtojnë adoleshentët e rinj para moshës 18 vjeçare dhe i lënë me mungesa në orët e gjumit.

Për fëmijët deri në gjashtë vjeç ekranet e ndezura duhet të eliminohen tërësisht, përveç disa rasteve për qëllime edukative, në shoqëri të të rriturve.

Studiuesit shtonin se në shkollat fillore fëmijët nuk duhet të kenë tableta individuale përveç rasteve kur ato ndihmojnë me paaftësitë fizike ose mendore.

“Para moshes gjashtë-vjeçare asnjë fëmijë nuk ka nevojë për ekrane për t’u zhvilluar, dhe në fakt kjo mund të ndalojë zhvillimin e tyre,” theksoi Mouton.

Studiuesit thonin se nuk duan të kritikojnë prindërit, pasi “dhe ata vetë janë viktima të industrisë së fuqishme të teknologjisë”, por i nxiti të ndërgjegjësohen për “ndërhyrjen e teknologjisë në jetën e tyre, që dëmton përqendrimin, ushqimin dhe lojën me fëmijët.

Shkëncëtarët thanë se nuk mund të fajësojnë vetëm prindërit por shoqërinë në tërësi që ka lejuar shkëputjen e lidhjeve njerëzore dhe nxisnin për rikthimin e hapësirave publike pa ekrane.

Ata shtonin se kontrolli prindëror nuk është i mjaftueshëm për mbrojtjen e fëmijëve pasi industria e teknologjisë “gjithmonë kërkon t’i shpëtojë fajit duke krijuar algoritme më të fuqishme e inteligjente, sidomos në rrjetet sociale, për të bërë fëmijët e varur ose të përfitojë para prej tyre./The Guardian/

FOTO GALERI
1/3
“Para moshes gjashtë-vjeçare asnjë fëmijë nuk ka nevojë për ekrane për t’u zhvilluar, dhe në fakt kjo mund të ndalojë zhvillimin e tyre,” theksoi Mouton.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA