
25/02 09:55
Arsenali është gati të sakrifikojë Gabriel Jesus verën e ardhshme.
Sipas raportimeve të medieve britanike, “The Gunners” janë në pritje të ofertave për sulmuesin brazilian.
Ndonëse ka kontratë deri në 2027-ën me klubin londinez, 27-vjeçari nuk është në planet e trajnerit Mikel Arteta, për këtë arsye Arsenal dëshiron ta shesë këtë verë në mënyrë që të përfitojë sa më shumë nga largimi i brazilianit.
Kartoni i Gabriel Jesus momentalisht vlerësohet 70 milionë euro dhe “The Gunners” nuk kanë ndër mend që ta lënë sulmuesin të largohet për një shifër më të ulët./ Super Sport
Top Channel