Sulmuesi anglez i Bayern Munchen, Harry Kane u transferua verën e kaluar në klubin më të madh gjerman me qëllimin për të fituar trofe, diçka që nuk e kishte arritur te Totenhami.
Teksa foli për rrugëtimin e Bayern deri më tani, Kane e cilësoi rrugëtimin si “pozitiv” duke theksuar se bavarezët janë ende në garë për fitimin e Champions League. Ai tha se ndeshja e dytë e gjysmëfinales që do të zhvillojnë javën e ardhshme përballë Real Madrid, është më e rëndësishmja.
“Unë kam ardhur këtu për të qëndruar shumë vite. Rrugëtimi ynë nuk ka qenë shumë pozitiv, por jemi në garë për fitimin e Championsit, që është edhe kompeticioni më i rëndësishëm dhe më i madh.
Ky trofe është shkaku pse zgjodha Bayernin, pikërisht për këtë kam ardhur këtu. Dua të luaj në këto ndeshje të mëdha. Dhe nuk ka ndeshje më të madhe se ajo e javës së ardhshme ndaj Realit në Madrid”- u shpreh Harry Kane.
Deri më tani, sulmuesi ka shënuar 43 gola në sezonin e parë me bavarezët si dhe 11 asistime për shokët e skuadrës.
Top Channel