Elisa Spiropali i përgjigjet me humor “akuzave” për puç, publikon foton Në Bruksel ministri punëve të jashtme Igli Hasani mori pjesë në takimin informal të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE, me rastin e 20 vjetorit të zgjerimit të BE.
Tematikat e diskutimit lidheshin me shtetit e së drejtës dhe Proçesim e Berlinit. Shefi diplomacisë shqiptare është ndalur edhe në rëndësinë që merr për vendin tonë mbajtja e mbledhjes së dytë ndër-qeveritare Shqipëri-Bashkimi Europian.
“Theksova që këto reforma të bëhen të pakthyeshme, impakti i tyre të jetë i prekshëm për qytetarët, negociatat e anëtarësimit, të nisura në korrik 2022 me Shqipërinë, duhet të rifitojnë momentumin e humbur. Ajo që duhet të arrijmë sa më shpejt është mbajtja e konferencës së dytë ndërqeveritare, që nis negociatat me grup-kapitujt themelorë të sundimit të ligjit dhe institucioneve demokratike”, tha Igli Hasani.
Kërkova me ngulm theksoi ministri Igli Hasani që procesi të bëhet i prekshëm për qytetarët përfshirë edhe integrimin më të përshpejtuar me mekanizmat dhe programet e BE për sundimin e ligjit, për t’i mundësuar qytetarëve tanë Shqipërinë Evropiane dhe Ballkanin Perëndimor evropian përpara anëtarësimit në BE.
Top Channel