Pas tre orësh, opozita ka mbyllur protestën duke njoftuar se e radhës do të jetë ditën e martë në orën 11:00.
Protesta e cila nisi në orën 16:30, startoi me fjalime nga anëtarë të opozitës e më pas protestuesit lëshuar fruta e perime, vezë e bomba molotov drejt bashkisë, me thirrjet për largimin e Erion Veliajt.
Përplasje pati edhe me policinë e shtetit, që ruante rendin, teksa janë rrëzuar barrierat metalike dhe disa prej përfaqësuesve të opozitës kanë tentuar që të futen brenda godinës me forcë, për të marrë pjesë në mbledhjen e këshillit të bashkisë.
Pas tentative të tyre, kanë qenë protestuesit ata të cilët janë përplasur fizikisht me policinë, çka ka sjell më pas përdorimin e gazit lotsjellës për t’i shpërndarë.
Gjatë protestës ka pasur edhe një incident, ku njërit prej efektivëve i ka rënë të fikët. Sakaq, policia ka shoqëruar disa protestues në komisariat.
Top Channel