Tetë deputetët e Rithemelimit kanë hedhur firmat në këtë kërkesë që disponohet nga Top Channel për të organizuar në Komisionin Parlamentarë të Sigurisë Kombëtare një dëgjesë me kreun e SPAK Altin Dumani.
Megjithëse është marrë në pyetje nga SPAK si subjekt nën hetim, nuk ka hezituar të hedhë firmën në kërkesë edhe deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi.
Në kërkesë thuhet se “ gjatë raportimit të tij, kreu i SPAK ngriti shqetësime serioze lidhur me besueshmërinë e niveleve të larta të policisë, të cilët sipas kreut të SPAK rezultojnë të kenë bashkëpunuar me krimin e organizuar”.
Bazuar në këtë deklarim të kreut të SPAK Altin Dumani gjatë raportimit disa javë më parë në KLP, deputetët e rithemelimit kërkojnë të dinë më shumë prej tij duke propozuar në dëgjesë në komisionin e Sigurisë Kombëtare.
Kërkesa do të shqyrtohet në këtë komision gjatë ditës së sotme.
Top Channel