Cristian Chivu la gjurmë në futbollin italian fillimisht te Roma (2003-2007) e më pas tek Interi (2007-2014), megjithatë në futbollin e madh ra në sy qysh kur luante tek Ajaxi i Amsterdamit (1999-2023), skuadër me të cilën fitoi një titull të Eredivisies, një Kupë dhe një Superkupë të Holandës.
Siç raporton Sky Sport, “Harkëtarët” po mendojnë për trajnerin aktual të skuadrës së të rinjve të Interit, për t’i dhënë detyrën e rëndësishme të kreut të pankinës, edhe pse fillimisht do të jetë ndihmëstrajner.
Aktualisht, tek Ajaxi po ndodh një rindërtim i vërtetë teknik. Drejtuesit më të lartë të kësaj skuadre janë në kërkim të një figure që mund të garantojë qëndrueshmëri në stol.
John Van ‘t Schip nuk do të jetë trajner sezonin e ardhshëm dhe emri më i përmendur është ai i Graham Potterit, tashmë pa ekip prej më shumë se një viti, pas shkarkimit të tij nga Chelsea.
Atëherë pse përmendet emri i rumunit Cristian Chivu? Sepse ish-anësori rumun është një nga kandidatët kryesorë për rolin e ndihmëstrajnerit.
Në çfarë kuptimi? Në kuptimin që Ajaxi do të donte të fokusohej tek ai, sipas asaj që raportohet nga Sky Sport, për ta bërë atë të rritet dhe t’i besojë stolin në dy ose tre vjet.
Në këtë mënyrë, Ajax do t’i ofronte kontratë pesëvjeçare me plane shumë specifike për ekipin e parë. Kanë kaluar plor 21 vjet nga përvoja e tij si futbollist tej Ajaxi, ndoshta ka ardhur momenti të kthehet./ Super Sport
Top Channel