Zjarrfikësi 36 vjeçar vdes nga ataku kardiak pasi u shkarkua për ‘kursim shpenzimesh’ nga bashkia e New York (fotot)

29/04/2024 18:30

Një efektiv i zjarrfikësve të New York City ka vdekur papritur nga një atak kardiak, tre muaj pasi u shkarkua nga puna pasi bashkia “kërkon të lirojë fonde për krizën e emigrantëve në qytet”, shkruanin mediat amerikane.

36 vjeçari ish-ushtarak Derek Floyd, pësoi një atak kardiak fatal një javë më parë kur u detyrua të largohej nga vendi i punës si pjesë e fushatës së bashkisë për lirimin e fondeve për strehimin dhe shërbimet e emigrantëve që vijojnë të vërshojnë në qytet nga kufiri jugor me Meksikën.

Burime të zjarrfikësave njoftonin mediat se Floyd ishte një nga 10 punonjës të departamentit që u ishte dhënë punë zyre apo periudha pushimi për sëmundje, por përsëri u shkarkua përfundimisht në fillim të vitit.

Veterani i ushtrisë kishte kryer tre misione me marinsat në Lindjen e Mesme, por tashmë bënte punë zyre me zjarrfikësat pasi raportohet se kishte pësuar një tjetër atak kardiak më herët. Shkaku i gjendjes se tij shendetsore nuk dihej.

Burri i martuar ishte baba i dy fëmijëve që tashmë mbeten jetimë dhe pa të ardhura.

Pak para vdekjes Floyd po përpiqej të kalonte mbështetjen shëndetësore për familjen e tij dhe rreth $600,000 dëmshpërblim sigurimi në rast vdekjeje, por duket se familja mbetet pa asgjë megjithë vitet e tij të shërbimit dhe rrjedhimisht vdekjen, shkruan The Post.

“Nuk do t’ia uroja askujt këtë,” tha e veja 34 vjeçare e Floyd, Cristine, për rrjetin The Post.

“Mendoj se i erdhi ngaqë e hoqën nga puna. Ai gjithmonë përpiqej të mbetej pozitiv për gjithçka, nuk nevrikosej. Por mund të shikosh një person kur rrotat ne trurin e tij lëvizin, dhe kjo na prekte edhe ne”.

Pas shkarkimit Floyd kishte gjetur një punë me një bamirësi për veteranët e luftës, por kjo e pengonte të kalonte kohë me djalin e tij 6-vjeçar dhe vajzën 2-vjeçare.

“Më parë ai ishte shumë prezent në familje, me fëmijët dhe gjërat. Punë e zjarrfikësit e kishte pasion, por ai ishte një njeri familjar, mendonte vetëm për fëmijët”.

“Sikur Derek të kishte qëndruar do të merrte sigurimin e jetës që do të na ndihmonte financiarisht, pasi tani jemi keq, jemi mbytur në borxhe”, thotë e veja e ish-ushtarakut.

Shkarkimi i Floyd ishte pjesë e planit të bashkisë së qytetit për të reduktuar buxhetin e shërbimeve me $74 milionë deri në fund të 2025, për të shtuar buxhetin e shpenzimeve për emigrantët.

Mediat shkruajnë se kjo do të sjellë rreth 1,000 shkarkime nga puna në administratën vendase.

Shkarkime për të akomoduar refugjatët, do të ketë gjithashtu në polici, arsim, e pastrim.

Cristine tregon se të shihte bashkëshortin e saj që mezi arrinte të sillte para mjaftueshëm pas shkarkimit nga puna, ishte pjesa më e rëndë e gjithçka kishte provuar më parë.

“Unë e doja shumë, shumë atë, prandaj ishte shumë e vështirë,” thotë gruaja.

Donacionet për familjen Floyds mund të bëhen në “New York Firefighters Foundation” ose adresat FF Derek Floyd C/O UFA – NYFFinc 204 E. 23rd St., New York, NY 10010.

FOTO GALERI
1/5
36 vjeçari ish-ushtarak Derek Floyd, pësoi një atak kardiak fatal një javë më parë pasi u detyrua të largohej nga vendi i punës si pjesë e fushatës së bashkisë për lirimin e fondeve për strehimin dhe shërbimet e emigrantëve

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA