Shembja e papritur e digës lë të paktën 20 të vrarë nga përmbytjet në Kenia (fotot)

29/04/2024 16:37

Një operacioni masiv shpëtimi është duke u zhvilluar pas shembjes së pashpjeguar të një dige në Kenia që ka lënë dhjetra të vrarë nga masa e ujit që vërshoi në zonat e banuara.

Shembja e digës Kijabe ka lënë të paktën 10 të vdekur, ka shkaktuar dëme të gjera në fshatrat e përfshira, si dhe ka ndërprerë trafikun në autostradën kryesore.

10 trupa janë rikuperuar deri tani dhe kërkimet vazhdojnë për disa të zhdukur. Autoritetet thanë se 15 familje janë detyruar të zhvendosen.

Kreu i policisë së Nakuru, Samuel Ndanyi tha se numri viktimave mund të rritet teksa numri të zhdukurve është i konsiderueshëm.

Një rezident tha për rrjetin ‘Nation Africa’ se masa e madhe e ujit kishte marrë me vete rreth dhjetë shtëpi dhe shumë njerëz besohet se janë të bllokuar në baltë. Shumica e viktimave dhe të plagosurve janë dërguar në spitalin e Naivasha.

Zyrtarët thanë se grupet e shpëtimit ende po kërkojnë në rrënojat e shtëpive të shembura nga balta. Deputeti zonës Naivasha MP Jayne Kihara tha se ende nuk është llogaritur masa e dëmeve dhe e viktimave, por operacionet e shpëtimit vijojnë.

Drama e digës Kijabe Dam, në rajonin Mai Mahiu vjen pas një seri përmbytjesh prej reshjeve të shumta e të papritura në Kenia.

Rrjeti vendas TV47 Kenya tha më vonë se 20 trupa ishin nxjerrë nga masa e rrënojave, por shifra ende nuk është konfirmuar nga autoritetet.

Spitalet raportonin gjithashtu për 61 pacientë të lidhur me ngjarjen 15 prej të cilëve ishin në gjendje kritike./TheMirror/

FOTO GALERI
1/3
Një operacioni masiv shpëtimi është duke u zhvilluar pas shembjes së pashpjeguar të një dige në Kenia që ka lënë dhjetra të vrarë nga masa e ujit që vërshoi në zonat e banuara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA