23/11 20:33
Juan Cuadrado u bashkua verën e shkuar me skuadrën e Inter-it, por ai ka luajtur pak ndeshje gjatë sezonit, pas pjesën më të madhe të këtij edicioni ka qenë jashtë për shkak të problemeve fizike.
Megjithatë kolumbiani festoi në rrugët e Milano-s së bashku me shokët e skuadrës titulli kampion të Serie A.
Gjatë festimeve Cuadrado nuk i ka kursyer thumbimet ndaj ish-skuadrës së tij, Juventus-it, teksa ka thërritur me zë të lartë: “Kush nuk kërcen është bardhezi”.
Frazë që është bërë shpejt virale në rrjetet sociale, ndërsa ka ndezur zemërimin e tifozëve të “Zonjës së Vjetër.
Top Channel