Rekord vizitorësh në muzetë e vendit, rreth 55 mijë turistë në tri muajt e parë të vitit

28/04/2024 16:36

54,721 turistë kanë vizituar muzetë kombëtarë në tri muajt e parë të vitit.

Kryeministri Edi Rama, i cili ka ndarë shifrat zyrtare, shkruan se numri i vizitorëve për periudhën janar-mars 2024, është 122% më shumë krahasuar me vitin 2023.

 

Shifrat e turistëve që vizitojnë vendin tonë vazhdojnë në rritje. Në tremujorin e parë të vitit gati 1.53 milionë të huaj kanë hyrë në vendin tonë gati 30% më shumë se një vit më parë. Gati 80% e tyre kanë ardhur nga rajoni i Evropës Jugore, ku në krye qëndrojnë shqiptarët e Kosovës, ndjekur më pas nga vizitorët e shtetit fqinj të Italisë.

Ndërkohë, një rritje ka edhe të turistëve nga Amerika si dhe Azia Lindore dhe Paqësori. Interes në rritje kanë shfaqur gjatë tre muajve të parë edhe turistët nga Evropa Veriore, ku përfshihen vendet nordike, si dhe nga pjesa perëndimore dhe qendrore e kontinentit.

Turizmi pritet të jetë nxitësi kryesor i ekonomisë gjatë këtij viti, ndërsa kërkesa e rritur nga të huajt, pritet të sjellë edhe shtimin e konsumit tek bizneset vendase. Prenotimet gjatë këtij viti sipas tur-operatorëve kanë filluar në masë që në fillim të vitit të kaluar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA