Një vit pas dëmtimit të rëndë që pësoi në ndeshjen Roma-Milan (29 prill 2023), Marash Kumbulla rikthehet të luajë titullar në Serinë A. Këtë herë me fanellën e Sassuolos, ku u huazua në janar.
Këtë herë me fanellën e Sassuolos, ku u huazua në janar. Minuta të plota për mbrojtësin shqiptar, prania e të cilit nuk e ndihmoi shumë Sassuolon përballë Fiorentinës, në “Artemio Franchi”.
Skuadra vjollcë fitoi thellë 5-1, duke e bërë edhe më të vështirë objektivin mbijetesë të skuadrës ku luan edhe Nedim Bajrami, që në takim u hodh në fushë në fillim të pjesës së dytë.
Sfida e radhës e Sassuolos do të ketë përballë kampionëve të freskët të Serisë A (Interi), takim në të cilin Kumbulla pritet të luajë sërish titullar pasi mbrojtësi Tressoldi ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.
Aktivizimi në vazhdimësi dhe titullar u Kumbullës është lajm i mirë për Kombëtaren, pasi trajneri Silvinho e dëshiron në formë optimale në finalet e Europianit.
Top Channel