Gjyqtarit iu vu tritol në shtëpi, Bardhi thirrje institucioneve: Zbardhni ngjarjen!

28/04/2024 16:35
Deputeti Gazment Bardhi

Kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi u ka bërë thirrje institucioneve të zbardhin ngjarjen në Shkodër, ku iu vu tritol gjyqtarit Tonin Sterkaj.

Reagim i Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi

Dënoj me forcë aktin kriminal, të dyshuar si i lidhur me detyrën, ndaj gjyqtarit të Shkodrës Tonin Sterkaj. Aktet për intimidimin me metoda mafioze të magjistratëve në detyrë, janë jo vetëm cënim i sigurisë së tyre dhe falimjes së tyre, por prekin gjithë shoqërinë.

Duke u solidarizuar plotësisht me gjyqtarin Sterkaj dhe familjen e tij, i bëj thirrje institucioneve përgjegjëse që të zbardhin menjëherë çështjen dhe të vendosin para përgjegjësisë personat përgjegjës, duke i bërë shembull të vendosmërisë sonë për të mos lejuar cënimin e sigurisë ndaj magjistratëve në detyrë.”

Top Channel