Ish-banori i Big Brother VIP 3, Jetmir Salaj është përplasur me Ronaldon, ndërsa ishte i ftuar në Fan Club këtë të diel.

Jetmiri: Unë kam bërë një lojë psikologjike që është një lojë e një stili tjetër, po ndoshta stili i ndërtimtarisë së formateve jemi mësuar me këto zhurmat e mëdha, bërtiturat ku duhet të marrin atë skupin dhe të marrin vëmendjen e publikut në këtë formë. Unë tentova të përcjell një model, tentova të tregoj që shiko njeriu me qetësi mund të arrijë shumë, i qëndrova pjesës sime të ndërtimtarisë së lojës që në logjikën time bën sens, pastaj sa është kuptuar, sa është ndjekur, sa është përjetuar…

Enxhi: Je penduar për vendimin që more për të dalë nga shtëpia?

Jetmiri: Kjo është një lojë e fortë psikologjike ku izolimi bën të vetën, për pjesën e banorëve nuk ndjej asnjë presion psikologjik sepse unë i menaxhoja mirë, ishin të menaxhueshëm, madje i bëja të dilni nga vetja.

Enxhi: Në prime ishte e tensionuar e gjitha, edhe është komentuar.

Arsyeja e vërtetë e të gjithë kësaj ndodhisë ishte sepse po amplifikohej situata, unë po avancoja disa kërkesa, nën trysni psikologjike ishin të gjithë, qoftë lojtarët, qoftë Bigu, qoftë unë, ishte një situatë kaotike dhe ajo që unë isha duke kërkuar ishte asgjë, do të thotë që unë realisht nuk po bëja asgjë, po avancoja një kërkesë për asgjë, unë thjesht do të bëja këtë që isha duke bërë. Ndaj meje janë thënë monstruozitete, unë kam parë një opinioniste që në momente më dukej një garuese brenda lojës, e cila nuk e di se sa i ngarkuar është banori brenda lojës dhe të dëgjosh një frazë si ajo që m’u tha mua nxiti një revoltë brenda meje.

Enxhi: Përse e ke marrë personale?

Jetmirit: Unë po them për fuqinë  fjalës, nuk e shoh të drejtë dhe mora një vendim.

Enxhi: A ka qenë një strategji e jotja përballja me produksionin?

Jetmiri: Asgjë nuk është e iniciuar, në logjikën dhe në kushtet e izolimit perceptimi nuk është i njëjtë me të qenurit jashtë dhe unë ngrija në kokën time, kisha kontradikta, nuk më përputhje zhvillimi, në mënyrën time kam protestuar. Mua loja më është kuptuar sepse dal rrugëve të Tiranës dhe më hidhen njerëzit në qafë, çështja është kush donte ta kuptonte dhe kush jo dhe kjo ëhstë e bukura e Big Brotherit, jo të gjithë e kuptojnë dhe jo të gjithë e përqafojnë lojën e njërit apo tjetrit.

Ronaldo: Është një shprehje shumë e bukur tek “14 vjeç dhëndër”  e hëngri turpin me bukë dhe ky është rasti konkret i Jetmirit i cili pranoi të futej në një produksion që e kishte akuzuar, doli nga shtëpia duke tentuar të bënte viktimën. Priti që t’i thoshte vëllai i madh lër garën dhe e bëri për të bërë viktimën. Figura e Jetmirit nuk lidhet me viktimën, ai është nona, Jetmirit jepi një celular e zbërthen lojën e BBV. Profesor është Big Brother, ti je nxënës. Ti nuk mund të jesh profesori, profesor janë ata që e fitojnë lojën jo ata që dorëzohen. Unë e shikoj lojën e Jetmirit një Big Brother në heshtje, është një disrespekt ndaj publikut, ka bërë fansa sepse doli viktima,

Jetmir: Unë nuk pres të mirëkuptohem nga Ronaldo, e respektoj atë për mendimin që ka, nuk bie dakord me ato që ai thotë, kam një perceptim të realitetit totalisht ndryshe. Ai thotë ato që duhet të thotë, unë them ato që duhet të them dhe unë sapo e bëra dhe e thashë, jo të gjithë mund të kuptojnë dhe perceptojnë atë që ka bërë Jetmiri. Mënyra se si ai e ndërton, duke sjellë një formë krahasimore 14 vjeç dhëndër dhe të tjera dhe të tjera janë fyese dhe nuk ka vend për diskutim sepse ka disnivel në bisedë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA