Të gjithë mund të shikojnë kalin, por ata me ‘shumë këndvështrime’ mund të gjejnë dhe kalëruesin brenda 10 sekondave (fotot)

27/04/2024 21:26

Vetëm ata me vizion më të mprehtë mund të zgjidhin këtë iluzion optik që ka habitur shumë entuziastë të lojrave të tilla mendore.

Përveç kalit të dukshëm në figurë, ata që përkushtohen, duhet të gjejnë kalëruesin e fshehur mes tij.

Dhe mos mendoni se është personi që duket në distancë, pasi është pak më e komplikuar.

Ndoshta duhet të keni këndvështrime të ndryshme të figurës, thonë krijuesit e saj, teksa shtojnë se lojrat janë krijuar enkas për të gënjyer vizionin tuaj.

Detajet artistike të këtij iluzioni ofrojnë kamuflazhin e nevojshëm për të mbajtur sytë të fokusuar vetëm në objektet e gabuara.

A e gjetët ende për çfarë bëhet fjalë, nëse jo atëherë përgjigjen e komplikuar e gjeni në fotogaleri.

Aty do të keni dhe sfida të tjera, ndoshta më të thjeshta se ato ekstreme për të cilat duket se nuk mund të ketë një zgjidhje brenda arsyes që njohim.

Por si gjithnjë në realitetin tonë, asgjë nuk është ashtu siç duket, dhe siç thonë filozofët, ndoshta kur e kthejmë krejt përmbys realitetin që ne njohim, mund të zbulomë detajet që na kishin shpëtuar pa u pikasur, prej rrjedhës monotone të një realiteti të kushtezuar.

FOTO GALERI
1/5
Pergjigje

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA