Modelja ishte dënuar më parë më gjashtë muaj burg për ‘shkelje normash morale’ me videot e saj të ndjekura në Irak.
Tragjikisht Om Fahad, emri i vërtetë i të cilës është Ghufran Sawadi, është vrarë jashtë shtëpisë së saj në Bagdad nga një sulmues që hiqej si shpërndarës porosish, njoftonin autoritetet irakene.
Burimet e sigurisë thanë se sulmuesi erdhi me një motoçikletë dhe hiqej sikur po sillte një porosi ushqimi kur qëlloi për vdekje modelen.
Om Fahad, e cila ka një milionë ndjekës në rrjetin TikTok, ishte bërë e njohur për videot e saj motivuese dhe kërcimet me muzikë irakene, teksa vishej me rroba të ngushta.
Në një fushatë spastrimi të rrjeteve sociale të qeverisë irakene vitin e kaluar, Fahad u dënua për shkelje të moraleve e traditave.
Në shkurt 2023, Fahad u dënua me gjashtë muaj burg gjatë fushatës ku u arrestuan disa influencues të tjerë të rrjetit nga Iraku.
Disa ditë pas Fahad një tjetër personazh i njohur në TikTok, Assal Hossam mori dënim edhe më të rëndë prej dy vjet burg, shkruan The SUn.
Tragjedia e vdekjes së saj është e ngjashme me vrasjen e modeles 22 vjeçare nga sulmues të panjohur në Bagdad në 2018.
Policia irakene tha se eshte ne kerkim te autorit.
Top Channel