Mediat: Soros paguan studentët radikalë për të nxitur urrejtje në protestat pro dhe kundër Palestinës në SHBA (fotot)

27/04/2024 21:53

George Soros dhe veglat e tij të së majtës në SHBA po paguajnë agjitatorë për të nxitur urrejtje ndaj Izraelit në protestat masive kundër bombardimit të Gazës në shumë universitete e SHBA.

Mediat konservatore te SHBA thonin dje se protestat me kampe tendash të nisura në Columbia University javën e kaluar, janë përhapur tashmë në të gjithë vendin duke kundërshtuar eksportet e armatimeve dhe financimet e ushtrisë së Izraelit për ofensivën brutale në Gaza.

Megjithë presionin dhe ndërhyrjet e policisë për shpërndarjen e tyre, stundentët protestues tashmë janë vendosur në kampuset e universiteteve të famshme të SHBA si Harvard, Yale, Berkeley në Kaliforni, Ohio State University dhe universiteti Emory në Georgia.

Por New York Post raporton se lëvizjet e fundit të rezistencës janë financuar nga agjencia e grupit studentor, ‘Students for Justice in Palestine’ (SJP) e financuar nga Soros — të cilat në shumë raste ato janë etiketuar si ‘anti-semite’ prej thirrjeve anti-izraelite dhe përplasjeve me policinë.

Në tre universitete raportohet se protestat po nxiten nga studentë radikalë të paguar mirë, anëtarë të shoqatave të Soros, siç është grupi ‘US Campaign for Palestinian Rights’ (USCPR).

USCPR raportohet se jep $7,800 për anëtarët e saj, dhe  $2,880 e $3,660 për anëtarët që kalojnë tetë orë duke organizuar “fushata të drejtuara nga organizatat e Palestinës”.

New York Post raporton se grupi ka marrë $300,000 nga “Shoqëria e Hapur” e Soros që prej vitit 2017 dhe po aq nga fondi i miliarderëve të tjerë influencues ‘Rockefeller Brothers’ që prej vitit 2019.

Mediat përmendin tre grupime kryesore studentore në lëvizjen e protestës që kanë organizuar përhapjen e saj në disa shtete: “Students for Justice in Palestine” (SJP), Jewish Voice for Peace (JVP) dhe ‘Within Our Lifetime’.

Figura kryesore Nidaa Lafi, ish-drejtuese e lëvizjes ‘University of Texas Students for Justice in Palestine’, është parë në kampusin e Dallas duke mbajtur fjalime kundër luftës në Gaza.

Aktivistja e partisë demokrate Lafi, është diplomuar në biznes nga Southern Methodist University në Dallas.

Paratë e Soros dhe agjencitë e tij janë thelbësore për protestat e universitetit të Columbia dhe demonstrata të ngjashme në SHBA, shkruan The Post.

Investigimet tregojnë se në kampin e protestës “Gaza Solidarity Encampment,” studentë flenë në tenda të porositura në rrjetin Amazon dhe hanë pica të porositura, kafe nga dyqanet Dunkin’, dhe sanduiçë që kushtojnë $12.50 nga rrjeti Pret a Manger, si dhe patate me pulë $10 nga ‘Rotisserie chicken’.

Analiza e rrjetit “The Post” tregon se të treja grupet marrin paratë nga agjenci të Soros. Ndërsa ‘Rockefeller Brothers Fund’ ka dhënë para për grupin JVP.

Fondi drejtohet Joseph Pierson dhe David Rockefeller Jr, pinjolli i dinastisë së naftës që shpesh financon projekte të tipeve të “zhvillimit të qëndrueshëm” dhe “ndërtimit të paqes.”

Një ish-bankiere e Wall Street, Felice Gelman, rezulton financuese e kauzave pro-Palestinës dhe të të treja grupeve.

Grupimet SJP e JVP u përjashtuan nga Columbia University në fillim të vitit për “intimidim e retorikë kërcënuese”, teksa JVP ka fajësuar vetë Izraelin si autor i sulmeve terroriste të Hamas më 7 tetor ku u vranë 1,200 izraelitë.

“Pushtimi dhe aparteidi Izraelit bëhet me mbështetjen e SHBA, dhe të dyja janë burimi i të gjithë dhunës”, thuhet në një deklaratë të JVP.

Ndërsa grupi SJP quante sulmin terrorist në Izraelit një “fitore historike.”

Pas publikimit të lajmit nga The Post, një zëdhënës i ‘Open Society Foundations’ tha: “Open Society Foundations prej kohësh lufton anti-semitizmin, islamofobinë dhe të gjitha format e racizmin”.

“Open Society financon shumë grupe civile në SHBA që mbrojnë të drejtat e palestinezëve dhe të izraelitëve, për zgjidhjen paqësore të konfliktit”./NewYorkPost/

FOTO GALERI
3/4
Investigimet tregojnë se në kampin e protestës “Gaza Solidarity Encampment,” studentë flenë në tenda të porositura në rrjetin Amazon dhe hanë pica të porositura, kafe nga dyqanet Dunkin’, dhe sanduiçë që kushtojnë $12.50 nga rrjeti Pret a Manger, si dhe patate me pulë $10 nga ‘Rotisserie chicken’.

Top Channel