Vllaznia/ Misioni titull, rikthim i bujshëm në pankinën shkodrane

26/04/2024 13:28

Në Shkodër janë gati për një rikthim të bujshëm.

Klubi kuqeblu u nda me Qatip Osmanin, i cili bëhet trajneri i dytë sezonal që e mbyll me shkodranët pas Migen Memellit.

54-vjeçari i mirënjohur nga Tetova bëri shumë mirë me Vllazninë, që e mori në vendet e fundit dhe e la të dytën pas Egnatias.

Dhe drejtimi i skuadrës do t’i besohet Thomas Brdaric, një trajneri dhe personazhi që në qytetin më të madh verior ngjall emocione kujtime shumë të bukura.

49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, drejtoi Vllazninë në periudhën gusht 2020-mars 2022.

Në Shkodër fitoi Kupën e Shqipërisë, duke prodhuar një futboll tepër tërheqës me Vllazninë.

Brdaric do të zyrtarizohet ditën e sotme si tekniku i ri me misionin për të rikthyer titullin kampion.

Trofe që tifozerisë së zjarrtë shkodrane i mungon prej vitit 2001. Sukses të cilit ish-sulmuesi i kombëtares gjermane iu afrua aq shumë në sezonin e parë me Vllazninë. /Supersport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA