Më shumë se 100 të dënuar arratisen nga burgu pas reshjeve të rënda në Nigeri (fotot)

26/04/2024 16:38

Një fushatë e gjerë kërkimi ka nisur nga policia pasi reshjet e dendura kanë shkatërruar gardhin e sigurisë në një burg të sigurisë së mesme në qytetin nigerian Suleja duke bërë që shumë të burgosur të arratisen.

Burgu pranë kryeqytetit Abuja u dëmtua rëndë nga reshjet e disa orëve natën e të mërkurës, teksa zyrtarët thonin se nuk dinin ku ndodheshin 118 të dënuar.

Zëdhënësi Adamu Duza shtonte se autoritete kishin arritur të kapnin 10 prej të arratisurve dhe se gjuetia për të tjerët “ishte në zhvillim të plotë”.

“Publiku ftohet të kërkojë për të arratosurit dhe të raportojë çdo lëvizje te agjencia më e afërt e sigurisë”, tha Duza.

Nuk jepeshin detaje për identitetet apo krimet për të cilat ishin dënuar të larguarit, por në të kaluarën në burgun e Suleja janë mbajtur dhe militantë të kapur të grupeve terroriste.

Burgu raportohet nëse ishte i mbipopulluar teksa 70 përqind e të burgosurve ishin në pritje të gjyqit. Shumica e burgjeve në Nigeri janë të vjetër, të ndërtuar që prej kohës koloniale, para pavarësisë nga Britania në 1960.

Struktura ne fjale raportohet se ishte duke kryer një rinovim që besohet e ka bërë më të lehtë arratisjen.

Duza tha se Nigeria po rinovon burgjet e saj duke ndërtuar dhe impjante të reja, pas disa rasteve të arratisjes së të burgosurve.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA