Fiks Fare/ Pushuesit braktisin Llixhat e Hidrai-t në Elbasan, s’ka infrastrukturë, kanalizime dhe ndriçim

26/04/2024 20:42

“Llixhat Hidrai-t” ndodhen në një vend mjaft të bukur disa kilometra larg nga qytetit i Elbasanit, në Njësisë Administrative Tregan.

Vitet e fundit, në këtë zonë janë ndërtuar me dhjetëra hotele private për shkak të ujit kurativ të burimeve natyrore të cilat shfrytëzohen nga njerëzit që kanë probleme reumatizmale dhe bëjnë banja në hotele. Shumica e pushuesve-turistë, janë të moshuar nga Kosova por dhe nga vendi ynë.

Por ajo që të bën përshtypje eshte infrastruktura e zonës. Krahas hoteleve të mirë ndërtuara dhe ambienteve që privatët janë munduar të kurojnë në detaje, tablonë e prish infrakstruktura. Rrugët, kanalizimet, ndriçimi, mungesa e trotuateve ishin disa nga shqetësimet e pushuesve të cilët e frekuentojnë këtë vënd edhe më shumë se dy herë në vit. Pushuesit nuk lënë pa përmendur edhe tezgat që shesin në rrugë apo edhe sheshin e fshatit që mbushet plot me autobuzë e në darkë nga errësira shpesh pengohen e nuk dinë ku hedhin këmbët.

Një shitës ambulant i rrobave në tezga të improvizuar shprehet se ka që në vitin 2000 që merret me këtë biznes dhe është i rregullt me taksat. ” Bashkia na ka thënë se do të ndërtojë një treg më të mirë, por nuk ka gjetur vend. Ndaj ne vazhdojmë e shesim në këto kushte.”

Në “Llixhat Hidrai-t” pushuesit nga Kosova  këto katër vitet e fundit janë shtuar ndërsa shqiptarët janë pakësuar.

Për të gjithë pushuesit – turistët që janë frekuentues gjatë gjithë vitit në këtë zonë,  shprehen se nuk ka investime nga shteti  për t’u ofruar  ndonjë gjë që ata të mund të argëtohen apo të kalojnë sa më bukur.

Fiksi u interesua në Njësinë Administrative Tregan, ku administratorja znj. Manjola Rexhepi pranoi se shqetësimet e pushuesve ishin reale. Ajo thotë se zona ka problematika në të cilën janë munduar të ndërhyjnë herë pas here. Znj. Rexhepi tha për Fiksin se nga ana e Bashkisë Elbasan është një plan rregullimi i zonës por që janë në pritje të financimeve.

“Për sa u për ketë tezgave të rrobave, ne i kemi hequr më Polici Bashkiake edhe Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, por ata  rikthehen përherë dhe pronarët e hoteleve i duan ata sepse pushuesit e quajnë se  ndodhen në “qendër tregtare”. Besoj se brenda këtij vitit gjërat do të ndryshojnë” përfundon administratorja.

Fiksi do të rikthehet sërish në këtë zonë pas disa kohësh për të parë nëse do ketë apo jo ndryshime, gjë të cilat do të sjellin edhe më shumë pushues-turistë që bëjnë të mundur zhvillimin e zonës.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA