Delegacioni egjiptian i sigurisë shkon në Izrael për të diskutuar mbi armëpushimin në Gaza (fotot)

26/04/2024 18:19

Negocjata të tërthorta raportohet se janë duke u zhvilluar mes Izraelit dhe grupit Hamas si në Kairo dhe Doha të Katarit, duke tentuar arritjen e një armëpushimi për konfliktin brutal.

Ndërsa sot një delegacion i zyrtarëve të sigurisë nga Egjipti mbërriti në Tel Aviv për të diskutuar një armëpushim të mundshëm në Gaza, njoftonin mediat e të dyja vendeve.

Rrjeti Al Qahera citonte burime egjiptiane të sigurisë të thonin se delegacioni përfshinte një grup ekspertësh sigurie, që do të diskutonin një plan armëpushimi për Gazën, teksa shtonte se “ishte bërë progres në reduktimin e diferencave mes pikëpamjeve egjiptiane e izraelite.

Tel Aviv beson se 134 izraelitë po mbahen në Gaza, kurse Izraeli mban rreth 9,000 palestinezë në burgjet e tij, shkruan rrjeti turk Anadolu.

Ende asnjë zgjidhje nuk është arritur për cështjen teksa akuzat e ndërsjellta kanë vijuar të pengojnë marrëveshjen e këmbimit të të burgosurve dhe të armëpushimit në Gaza, shkruan Anadolu.

Izraeli ka nisur një ofensivë shkatërrimtare në Gaza pas një sulmi të grupit Hamas më 7 tetor ku raportohet se u vranë rreth 1,200 njerëz.

Ndërkohë bombardimet izraelite kanë vrarë më shumë se 34,000 palestinezë dhe zona të gjera rezidenciale të Gazës janë rrafshuar duke u kthyer në rrënojë nga bombardimet.

Popullata palestineze është detyruar të zhvendosur disa herë dhe tashmë gjendjet në krizë humanitare teksa ushtria bllokon ndihmat e ushqimit, ujit e medikamenteve.

FOTO GALERI
2/3
Ende asnjë zgjidhje nuk është arritur për cështjen

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA