Sokol Sinomataj u arrestua sërish pasi la qelinë duke përfituar nga amnistia, pasi liria e tij cenonte rendin dhe sigurinë në qytetin e Vlorës, sipas gazetarit Artan Hoxha.

I ftuar në “Top Talk”, Hoxha u shpreh se ndalimi i “Buzëderrit” tregon një moskoordinim mes institucioneve.

“Sokol Sinomataj erdhi në Shqipëri me ekstradim, nuk ka ardhur vetë. Ka qenë në burg në Belgjikë, ka qenë i arrestuar në Itali. Ka ikur nga Italia në Belgjikë, është arrestuar, është futur në burg dhe më pas është ekstraduar në Shqipëri për të vuajtur dënimin këtu. Unë di që ai ka qenë në burg në Itali.

Këtë vendimin e ri që ka dalë, i cili mund të ketë marrë formë të prerë gjatë kësaj kohe që ai ka qenë në burg apo ka qenë i lirë në Belgjikë. Në fakt, kjo tregon një moskoordinim mes institucioneve, sepse në kartelën penale të këtij personi, janë shënuar të gjitha dënimet ndaj tij, brenda dhe jashtë territorit të Shqipërisë. Sepse që t’u ketë ardhur ky vendimi në momentin që ai doli, unë këtë s’e besoj, pra e kanë pasur atë vendim”.

Sinomataj, të cilit pak muaj më parë I vranë djalit, do të shkaktonte shumë probleme në Vlorë, tha Hoxha.

“Në momentin që ai ka përfituar nga amnistia dhe ka shkuar në banesë, menjëherë policia ka shkuar dhe e ka kapur. Tani, dalja e Sinomatajt shkaktonte shumë probleme në Vlorë, prishte shumë ekuilibra për rendin dhe sigurinë. I kanë vrarë djalin në ballkon me snajper. Dhe autorët nuk janë zbuluar ende. Ajo ngjarje nuk është shuar, prushi është aty, thjesht e ka mbuluar hiri, në çdo moment mund të shpërthejë. Më vëllain e Sokol Sinomataj dhe vetë Sinomatajn e motivuar se i kanë vrarë djalin, situate në Vlorë mund të bëhej shumë shpërthyese nga momenti në moment. Mesa duket, autoritetet kanë përdorur edhe këtë marifet. Kanë gjetur atë dënimin dhe kanë shkuar ia kanë paraqitur”.

Liria për Sikol Sinomatajn zgjati vetëm 12 orë! Ai u vu në pranga tyë enjten, një ditë u lirua dje nga burgu, ku përfitoi nga amnistia.

Në një sqarim të policisë, thuhet se ai i arrestua për llogari të Italisë, pasi rezulton i dënuar me mbi 12 vite burg për trafik droge.

“Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë Ekzekutoi vendimin penal për shtetasin Sokol Sinomataj, 46 vjeç, të cilin Gjykata e Milanos, Itali, e ka dënuar me 12 vjet, 5 muaj e 26 ditë burgim, për veprat penale ‘Organizata kriminale’ dhe ‘Trafik ilegal i emigrantëve’”.

Sinomati, i njohur me nofkën “Buzëderri”, të cilin pak muaj më parë i vranë djalin në ballkonin e banesës duke e qëlluar me snajper, njihet si një ish-anëtari i bandës së Gaxhait, i dënuar për vrasjen e Elton Tatos në 2002.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA