Sulmuesi Alvaro Morata humbi ndeshjen përballë Alaves në javën e 32-të të La Ligës dhe prej ditësh nuk po stërvitet me pjesën tjetër të skuadrës së Atletico Madrid.
Shkak u bënë dhimbjet e forta në fytyrë të shkaktuara nga nevralgjia trigeminale duke deklaruar se konsiderohet si “sëmundja më e dhimbshme e njohur në praktikën mjekësore”.
Është një dhimbje kronike që prek periodikisht nervin, mund të zgjasë nga një sekondë deri në maksimum dy minuta dhe mund të shkaktohet nga përtypja, të folurit, gogësitë, larja e dhëmbëve.
Zakonisht shfaqet te moshat mbi 50 vjeç. Për momentin, raporton AS, Morata po merr mjekim, por kjo nuk është një zgjidhje e përhershme dhe ai mund të përfundojë në operacion.
Është e diskutueshme nëse ai do të mund të luajë në ndeshjen e së shtunës me Athletic Bilbaon në kuadër të xhiros së 33-të të kampionatit spanjoll.
Top Channel