Shtohen eksportet shqiptare, fruta-perimet po shkojnë më shumë në rajon

25/04/2024 17:07

Në këtë periudhë të vitit, shënohet piku i prodhimit dhe  grumbullimit të produkteve që shkojnë për eksport nga serat shqiptare.

Në një nga pikat e grumbullimit dhe eksporteve ne Strum te Roskovecit, Julian Hazizi eksporton çdo ditë 40 tonë produkte bujqësore, kryesisht perime si speci, domatja e kastraveci. Ka një rritje të eksporteve në këtë vit, pasi ka dhe më shumë prodhim dhe eksportet në këtë periudhë janë vendet e Ballkanit.

Për këtë vit, është rritur sipërfaqja e mbjellë në sera nga të gjithë fermerët e rrethit Fier për një sipërfaqe prej 320 hektar në total apo 20% më shume nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Për vitin që lamë pas, sasia e fruta perimeve për eksport kapi një shifër të lartë prej 543 mije tonë, ku peshën më të madhe të eksporteve e zënë perimet e serave si dhe bostanoret.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA