Parada ushtarake në Lisbonë shënon 50 vjetorin e ‘Revolucionit portugez të Karafilëve’ (fotot)

25/04/2024 18:59

Portugalia shënoi sot 50 vjetorin e grushtit ushtarak që i dha fund diktaturës së disa dekadave dhe 13 viteve të luftërave koloniale në Afrikë, për të cilat sot kërkoi ndjesë ndaj vendeve.

Revolucioni i Karafiltë është quajtur kështu prej luleve që protestuesit vendosnin në armët e ushtarëve gjatë kryengritjeve paqësore, shkruan rrjeti AFP.

Celebrimet sot në Lisbonë përfshinin një paradë ushtarake në bulevardin përgjatë lumit Tagus.

Mes eventeve kishte takime te zyrtarëve qeveritarë dhe presidentit konservator Marcelo Rebelo de Sousa me homologët nga ish-kolonitë e Portugalisë si, Angola, Mozambiku, Guinea-Bissau, Cape Verde e Principe.

Zyrtarët portugezë kanë pranuar përgjegjësinë për vuajtjet e shkaktuara gjatë periudhës koloniale teksa kësaj jave teksa presidenti Rebelo de Sousa tha së është i hapur për dëmshpërblim ndaj vendeve.

“Ne jemi të ndërgjegjshëm për dëmet e shkaktuara nga qeveria e atëhershme … dhe duhet të paguajmë kostot,” tha ai për gazetarët duke cituar me tej “sjellje historike të papranueshme”.

Ai nuk dha më shumë detaje të çështjes por tha se qëndrimi tij për dëmshpërblimin mbështetet nga qeveria e qendrës së djathtë që erdhi në pushtet muajin e kaluar.

Shumica e portugezëve, rreth 65 përqind, e konsiderojnë Revolucionin e Karafilëve si eventin më të rëndësishëm të historisë, madje edhe më të rëndësishëm se fundi monarkisë në 1910.

Lourenco, një nga oficerët që mori pjesë në puçin ushtarak, tani drejton shoqatën “25 Prilli” që përfaqëson ushtarakët që morën pjesë.

“Prej fotove të bëra atë ditë karafilët e kuq u bënë simboli i revolucionit, duke i dhënë dhe një ngjyrë romantike e poetike, edhe pse revolucioni ishte paqësor”, tha ai.

Diktatura në Portugali nisi në 1926, me kryeministrin Antonio de Oliveira Salazar vazhdoi deri më 1968 me pasuesin Marcelo Caetano./AFP/

FOTO GALERI
1/9
Portugalia shënoi sot 50 vjetorin e grushtit ushtarak që i dha fund diktaturës së disa dekadave dhe 13 viteve të luftërave koloniale në Afrikë, për të cilat sot kërkoi ndjesë ndaj vendeve.

Top Channel