Koleksioni makinave retro! Ekspozohet në pazarin e Gjirokastrës

25/04/2024 12:25

Një koleksion i veçantë prej 30 makinash relike retro janë ekspozuar në rrugët e pazarit të Gjirokastrës.

Mjetet e rralla kryesisht të fillimit dhe mesit të shekullit të kaluar në pronësinë e koleksionistëve italianë tërhoqën qindra vizitorë. Eventi i veçantë që tashmë po krijon një traditë në Gjirokastër këtë herë erdhi si bashkëpunim i Bashkisë së Gjirokastrës dhe Shoqatës ” Makina Historike dhe Motoçikleta Ankona”.

“Është hera e parë që vij në Shqipëri për të bërë një tur me makinat relike. Kam përshtypje shumë të mira na kanë pritur mjaft mirë dhe jam shumë i kënaqur nga udhëtimi. Unë kam një makinë Ferrari të vitit 2002. Është model 360 Modena Spider më shumë se 20-vjeçare që ende e përdor. Por kam edhe mjete të tjera relike sepse jam i apasionuar pas mjeteve.”

“Vij nga Italia nga provinca e Pesaros. Është hera ime e parë  në Shqipëri, por mund të them se do të kthehem sërish pas dy muajsh sepse më pëlqeu shumë. Kjo që kam sjellë është një makinë 30 vjeçare,prodhim anglez. 4 mijë kubik, mjaft e mirë dhe e veçantë”.

“Unë vij nga Ancona. Nuk e kisha idenë për Shqipërinë por ky vend është i mrekullueshëm. Gjirokastra është e veçantë, ishte surprizë. Makina që kam sjellë  ka qenë e babait tim, e vitit 1963 . Jam shumë i lidhur me të. Mund të thuhet që kam lindur në këtë makinë. Gjithmonë ka qenë pjesë e familjes”, u shprehën turistët italianë.

Banorë e turistë kanë pozuar për orë të tëra para koleksionit të mjeteve relike që në total e kalonin vlerën e 5 milionë Eurove. Turi  i makinave luksoze retro hyri në Shqipëri nga porti i Durrësit dhe do të  vijojnë më tej drejt Korfuzit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA