Hakmarrja dyshohet se ishte motivi i rastit të rëndë që ndodhi sot në Pejë, ku Ilir Osmani u godit për vdekje qëllimisht me makinë nga 23-vjeçari nga Elbasani Sergia Jonuzi.
Viktima Ilir Osmani, nuk arriti t’iu bëjë ballë plagëve, ndërsa shoferi i dyshuar tashmë ka rënë në prangat e Policisë.
I dyshuari Sergio Jonuzi nga Elbasani fillimisht ka ikur nga vendi i ngjarjes, por Policia ka arritur ta kap dhe i njëjti tashmë është shoqëruar në stacion policor.
Gazeta Sinjali ka mësuar se konflikti mes tyre dyshohet se ka nisur pasi Ilir Osmani dyshohet se i kishte djegur shtëpinë të dyshuarit Jonuzi. Në shenjë hakmarrje, ky i fundit, dyshohet se i ka zënë pritën dhe e ka goditur qëllimisht për vdekje.
Të njëjtat burime kanë bërë me dije se edhe në Shqipëri, palët kanë pasur një rast të hapur në Polici. Lajmin për ndalimin e të dyshuarit e ka konfirmuar për Sinjalin zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.
“Është arrestuar i dyshuari dhe me urdhër te prokurorit te shtetit është ndaluar 48 ore për veprën penale vrasje e rende me qëllime hakmarrje” – tha Nikçi.
“Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, me datë 24.04.2024, rreth orёs 17:25 ёshtё njoftuar se nё rrugën “Agim Binak Qelaj” nё Pejё, fillimisht pёr njё aksident trafiku, mes njё veture dhe njё kёmbёsori.
Policia menjёherё iu ёshtё pёrgjigjur vendit tё ngjarjёs dhe pas hetimeve fillestare ёshtё kuptuar se nuk kemi tё bёjmё me aksident, pasi qё viktima ёshtё goditur me veturё qёllimisht nga i dyshuari duke i shkaktuar plagё tё rёnda trupore.
Viktima ёshtё dёrguar nё Spitalin Rajonal nё Pejё, mirëpo i njëjti nuk ka mundur ti pёrballoj plagёt dhe nga ekipi mjekёsor ёshtё konstatuar vdekja e viktimёs: shtetas i republikёs sё Shqipёrisё
I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjёs duke e braktisur veturёn nё njё lokacion tjetёr.
Njёsitet relevante tё Drejtorisё Rajonale tё Policisё nё Pejё, pas njё pune intensive operativo hetimore, kanё arritur tё identifikojnё dhe arrestojnё personin e dyshuar: S.J. i lindur me 2001, Shtetas i Republikës sё Shqipërisë.
Personi i dyshuar pas intervistimit nga Hetuesit e Sektorit Rajonal, me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit ndalohet pёr 48- orё pёr veprën penale “Vrasje e rёndё”, ndёrsa trupi i pajetё i viktimёs dёrgohet nё institutin e mjekёsisё ligjore nё Prishtinë pёr obduksion”, njofton policia.
Top Channel